Ky është momenti tronditës kur një grua heroinë i shpëton jetën një djali të vogël duke i dalë para një makine.

Pamjet dramatike u kapën nga kamerat e sigurisë në Bridgeport, Connecticut. Shanta Jordan mbështolli me trupin e saj një djalë të vogël, të cilin nuk e njihte për ta shpëtuar nga një makinë që po ecte me shpejtësi, duke u përplasur me murin e një restoranti.

Si djali, ashtu edhe gruaja u përplasën përtokë nga automjeti. Sipas “DailyMail”, ajo pësoi pjesën më të madhe të dëmtimeve, nga impakti i përplasjes.

Oficeri i policisë A.J Perez tha se fëmija, që po lëvizte bashkë me një grua dhe një fëmijë tjetër, do të kishte vdekur nëse nuk do të kishte qenë për Shantës.

Shanta Jordan

Fatmirësisht, të dy i shpëtuan këtij aksidenti dhe u dërguan me urgjencë në spital ku po marrin mjekimin e nevojshëm.

Ndërkohë, drejtuesi i mjetit është arrestuar./tvklan.al