Një grua, e cila u rrëmbye nën kërcënimin e armës dhe u detyrua të futej në bagazhin e makinës, ia doli që të arratisej duke u hedhur nga automjeti.

Një person i paidentifikuar trokiti në derën e shtëpisë së 25 – vjeçares dhe i kërkoi që t’i jepte para. Por ajo refuzoi, nën kërcënimin e armës ai e detyroi atë që të futej në bagazhin e makinës.

Megjithatë vendosmëria e gruas për të shpëtuar bëri që ajo të hidhej nga makina, teksa i dyshuari po kalonte në një pikë karburanti.

Në pamjet e regjistruara nga kamerat e sigurisë, ajo mund të shihet teksa bie nga bagazhi dhe rrotullohet në tokë, përpara se të vrapojë drejt dyqanit, duke kërkuar ndihmën e shitësit.

Ngjarja në fjalë ndodhi në Avondale të Alabamas.

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen në fjalë ndërsa gruaja u dërgua në spital ku mori mjekimin e nevojshëm./tvklan.al