Bleona Qereti i ka habitur të gjithë mbrëmjen e së shtunës në “Xing me Ermalin”.

Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar nga Ermal Mamaqi në rrjetet sociale, këngëtarja është shfaqur tërësisht e zhveshur duke bërë dush në një hotel në Tiranë.

Si pjesë e ‘filmit’ të përgatitur për emisionin “Xing Me Ermalin”, Mamaqi i shfaqet duke pritur Qeretin të dalë nga dushi me një gur të madh të çmuar, por këngëtarja e trembur e nxjerr jashtë duke u treguar materialiste, pasi nuk i kthen mbrapsht gurin. 

“Sapo shikuat Bleonën në dimensionin e ri, në atë që s’jemi mësuar ta shohim, në dimensionin e aktores”, tha Mamaqi pas shfaqjes së ‘filmit’.

/tvklan.al