Venezuelë – Gjykata e Lartë e Venezuelës është sulmuar me granata nga një helikopter, ndërsa presidenti i vendit Nicolas Maduro e quajti incidentin një sulm terrorist.

BBC raporton se ka qenë një helikopter policie që fluturonte mbi qytet para se të qëllonte me armë Gjykatën e Lartë. Zyrtari i policisë tha se kishte pilotuar avionin e vjedhur dhe lëshoi një deklaratë ku akuzonte qeverinë si “kriminale”.

Vendndodhja e tij nuk dihet. Ky incident vjen pas protestave masive të qytetarëve kundër krizës politike dhe ekonomike. Gjykata e Lartë është kritikuar vazhdimisht nga opozita venezueliane për vendimet e saj, që mbështesin qëndrimin në pushtet të Presidentit Maduro.

/tvklan.al