Balerina Hueyda El Saied ishte sot e ftuar në emisionin “Rudina”, në Tv Klan nga ku zbuloi disa të pathëna.

El Saied tha se në konkursin “12 vallëzime pa një të shtunë” ku ajo kishte marrë pjesë në vitin 1992 juria qëndrore kishte marë ryshfet. Sipas saj, çmimin e parë ajo dhe partneri i saj e kanë fituar nga juritë e rretheve të cilët në atë kohë i kishin vlerësuar si më të mirët.

“Në atë konkurs na thanë që nuk do ta fitonim çmimin e parë sepse juria qëndrore ishte paguar dhe na vunë në vend të fundit. E kemi fituar nga Vera Grabocka që na inkurajonte dhe nga juritë e rretheve. Por, kjo çështje nuk është komentuar pas konkursit”,

tha Hueyda El Saied.

/tvklan.al