Hugh Jackman ka përjetuar momente dramatike këtë të shtunë teksa ndodhej në plazhin “Bondi Beach” në Sidney, kur djali i tij Oscar u përplas nga një dallgë e madhe.

Pamjet e transmetuara nga “The Nine Network” tregojnë yllin e Hollywood që ndihmon një person, përpara se të rikthehet në ujë për të shpëtuar djalin e tij 15 – vjeçar që u gjend në vështirësi.

Sipas mediave në Australi, Jackman kërkoi edhe ndihmën e pushuesve të tjerë që ndodheshin në atë moment në plazh.

Pas këtij incidenti, ylli 47 – vjeçar i “X – Men” ishte tepër i tronditur për të folur për mediat. /tvklan.al