Ky është momenti, kur policia gjen në shtëpinë e Engjëllush Tolës 10 pako me kanabis, të fshehura në një çantë krahu. Bëhet fjalë për një operacion policor të zhvilluar mëngjesin e kësaj të enjteje në fshatin Viçisht të Bulqizës.

Burime zyrtare sqarojnë se autoritetet ranë në gjurmët e 44 – vjeçarit, pas marrjes së informacioneve se në një banesë në këtë fshat mund të kishte lëndë narkotike.

Policia e kodoi këtë operacion me emrin “Mëngjesi” dhe pas kontrollit në shtëpinë e Tolës gjeti 10 kilogramë kanabis. 44 – vjeçari përfundoi në pranga, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur nëse ka autorë të tjerë të implikuar në këtë veprimtari./tvklan.al