Në një video shihen dy gjarpërinj pitonë, që po ndeshen më njëri tjetrin në verandën e një shtëpie në Uells.

Videoja e xhiruar tregon një shembull të një beteje të dy gjarpërinjve meshkuj.

Në video ata shihen duke u sulmuar dhe u rrotulluar rreth njëri-tjetrit teksa luftojnë për të qenë dominant. Ekspertët e natyrës, të cilët kanë parë këtë video, thonë se gjarpërinjtë mund të ishin duke luftuar për të drejtën e tyre për t’u çiftuar me një femër.

“Këta dy meshkuj do të luftojnë me njëri-tjetrin, duke u munduar të shtypin mashkullin kundërshtar, dhe për të fituar mundësinë për t’u shoqëruar me një gjarpër femër në zonë”, thonë ata.

/tvklan.al