Vetëm 10 metra larg vendit, ku mesditën e së dielës një aksident automobilistik i mori jetën 16 – vjeçarit Klevis Cuku në Kamëz, një i mitur me çantën e shkollës në shpinë, i ka shpëtuar për mrekulli një aksidenti. Ai po kalonte rrugën përmes makinave, në kushtet kur nuk ka asnjë mbikalim.

Klan Plus sjell pamjet nga ky moment.

Policia e Shtetit nëpërmjet një njoftimi zyrtar ka dhënë shifra alarmante për përfshirjen e të miturve në aksidente rrugore. Sipas policisë, për 1 vit e 8 muaj kanë humbur jetën 30 fëmijë deri në moshën 15 vjeç dhe kanë mbetur të plagosur rëndë 64 të tjerë.

Në statistikat e policisë, nga ana tjetër vijon të jetë shqetësues fakti që çdo ditë e më shumë, fëmijë që nuk kanë mbushur moshën për të marrë patentën kapen në drejtim të makinave të prindërve, duke u kthyer në një burim i rrezikshëm aksidenti në rrugë.

Burimi: KLAN PLUS

Gazetar: Spartak Koka