Një i moshuar në qytetin e Durrësit i është bashkuar fushatës për dorëzimin e armëve. Në një video të sjellë nga policia e qytetit bregdetar tregohet se si një i moshuar dorëzon kallashnikovin, 2 karikatorë dhe 300 fishekë.

Kur e pyet efektivi i policisë se sa kohë e ka këtë armë, i moshuari përgjigjet: “Që nga 1997”.

Fushata “Shqipëria pa armë” ka nisur nga Antigoneja e Gjirokastrës dy ditë më parë, ku Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri përsëriti apelin për dorëzimin vullnetar të tyre, duke përfituar edhe nga amnistia e kaluar në Kuvend, se kush dorëzon armët, nuk ndiqet penalisht.

Me miratimin e amnistisë, çdo qytetar që dorëzon armën vullnetarisht deri më 30 prill nuk ka pasoja ligjore dhe nuk ndiqet penalisht. / tvklan.al