Pak njerëz u panë shesheve të kryeqytetit mesditën e kësaj të shtune.

Kjo pasi këtë ditë temperaturat arritën maksimumin deri tani në këtë vit.

Afrika sipas Institutit Meteorologjik është vendi nga erdhi i gjithë ky i nxehtë.

Edhe pse u kërkua të evitohen daljet në qytet për shkak të temperaturave pati nga ata që një kërkesë të tillë nuk e përfillen.

Për këta qytetarë komuna vendosi dy cisterna me ujë në qendrën e Prishtinës./Klan Kosova