Një avion i “Singapore Airlines” me 222 pasagjerë dhe 19 anëtarë të bordit, është  përfshirë nga flakët, gjatë një ulje emergjente në Aeroportin Changi.

Lee Bee Yee, 43 vjeçe, e tmerruar nga ngjarja, ka shkruar në një postim në Facebook: “I shpëtova vdekjes”, dhe përshkroi se si anëtarëve të bordit iu kërkua të qëndronin në avion për pesë minuta, pasi zjarrfikësit po përpiqeshin të shuanin flakët pas uljes emergjente.

Yee tha se avioni Boeing 7770-300ER, i  “Singapore Airline”, po rridhte naftë, duke u detyruar të kthehej pas. Zjarri në Boeing 7770-300ER u shua nga ekipet e emergjencës.

Nuk ka pasur lëndime  të 222 pasagjerëve  dhe 19 anëtarëve të ekuipazhit në bord. 

“Pasagjerët zbritën përmes shkallëve dhe u transportuan në ndërtesën e terminalit me autobus.”

“Pasagjerët do të transferohet në një tjetër avion i cili pritet të largohet drejt Milanit më vonë,”

 u tha në deklaratën e “Singapore Airlines”./tvklan.al