Klajdi Gjeçi i njohur si pjesëtar i bandës së Emiljano Shullazit, u arrestua si autor i vendosjes së tritolit në makinën Ndoc Rajtës, pronar i një pike intertesh në kryeqytet, me 30 Nëntor 2017 në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë.  

Gjeçi njihet si një nga miqtë e afërt të Emiljano Shullazit e madje është ndaluar disa herë nga policia për akuza të ndryshme. Shkak i vendosjes së eksplozivit ndaj Ndoc Rajtës, mësohet se është bërë një konflikt mes babait të Klajdi Gjeçit dhe Ndoc Rajtës, kur ky i fundit punonte në magazinat që janë në pronësi të babait të Gjeçit.

 

 

Në këtë kohë kur është kryer bilanci i mallrave që mbaheshin në magazinë, ka rezultuar se mungonte një sasi malli me vlerë 20 mijë Euro. Në mënyrë të herë pas hershme Gjeçi i kishte kërkuar Rajtës vlerën e mallrave të humbur, por ai nuk kishte pranuar. 31-vjeçari pas arrestimit ka mohuar të jetë autori i vendosjes së eksplozivit në makinën e Rajtës.

Gjeçi është proceduar në vitin 2012 për armëmbajtje pa leje, ndërsa në vitin 2015 për plagosje të rëndë me dashje. Po ashtu ai ka qenë i dyshuar edhe për vendosjen e eksplozivit në banesën e ish-zv/drejtorit të Policisë së Tiranës Dorian Muça, ngjarje e ndodhur më 8 Dhjetor 2011.

Tv Klan