Zlatan Ibrahimovic dhe Paul Pogba nuk i lënë shakatë për asnjë moment.  Të dy njihen për sensin e humorit dhe këtë e shfaqën edhe gjatë një interviste. Ibra po i përgjigjej pyetjeve të Thierry Henry, i cili tashmë punon për Sky Sports ku Pogba u përfshi.

Kaq mjaftoi që intervista të ndërpritej dhe dy lojtarët e Manchester United të thumbonin njëri-tjetrin. Ibrahimovic i e fton shokun e skuadrës duke i kërkuar tw ulet mes dy lojtarëve legjende, si ai dhe Henry.

Më pas mesfushori francez i kërkon Henry të bindë Ibran, t’i lërë goditjet e standarde, sepse nuk ia thotë shume. Po kaq i mjafton sulmuesit suedez t’i kujtojë shtyllën në ndeshjen e Kupës së Ligës me Hull City, duke i thënë se ajo ishte mundësia e fundit për të.

Në fund Zlatan Ibrahimovic i kërkon shokut te skuadrës ne Mancester United të largohet nga skena, pasi po i ulte emisionit shikueshmërinë./ TV KLAN