“Femra duhet të ketë kujdes, duhet të bëjë të gjithë teorinë e saktë që bashkëshorti të mos hapë sytë jashtë shtëpie. Duhet t’i zbukurohet, duhet të jetë afër tij…

Si hidhërohet burri? Se thuhet “engjëjt e mallkojnë se është hidhëruar…” Një natë se ke bashkëshorten, një javë se ke bashkëshorten, nëse bashkëshorten e sheh një herë në muaj ka mbaruar familja vetë.

Femra, ka shkuar një femër 150 kilogramë, eh ka mbaruar familja… S’e kam mbajtur veten këto kohë, mirë se ke femra që e mbajnë veten jashtë familjes, mos u mërzit…”

Këto deklarata e vendosën imamin Elvis Naçi në qendër të kritikave ditët e fundit.

Këtë të martë, i ftuar në “Opinion”, Naçi shpjegoi përpara një paneli të ftuarish se videot i përkasin një viti më parë, por janë sjellë në vëmendje kohët e fundit.

Edhe në “Opinion”, Naçi tha se i qëndron deklaratave të tij dhe se aspekti fiziologjik është tepër i rëndësishëm në jetën në çift.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu nëse në deklaratat e tij ka një dozë të fortë seksizmi, imami u përgjigj:

“Jo. Gjithë qëllimi ka qenë se joshja, aspekti fiziologjik është diçka shumë e rëndësishme mes çiftit. Sa më bukur të paraqitet bashkëshorti ndaj bashkëshortes dhe e anasjellta, nuk mendoj se ka diçka të keqe.”

“Unë çdo ditë kam komunikim me deri në 500 mesazhe me njerëzit dhe kam parë që me kalimin e kohës, ndonjëherë bashkëshorti, ndonjëherë bashkëshortja bëhen monotonë, unë këtë kam kërkuar. Fitnes, zbukurimi, veshja e bukur. Nga analiza e mesazheve mua me rezulton se mes çifti ka edhe monotoni fizike. Kur vjen fëmija, patjetër që bashkëshorti duhet të jetë i kuptueshëm sepse tashmë ndryshoi diçka tek femra, ky është një ekuilibër”.

Megjithatë, ai u shpreh se në videon e shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, fjalët janë shkëputur nga mesazhi dhe mund të jenë keqkuptuar./tvklan.al