Ish-kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Rudy Giuliani ka kujtuar momentet e sulmit terrorist të 11 Shtatorit 2011 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë një interviste në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan, Giuliani tregon se ka qenë duke ngrënë mëngjes kur u njoftua se një avion me dy motorë kishte goditur kullat binjake. M

ë pas mësoi se një avion i dytë u përplas. Aty kuptoi se bëhej fjalë për një sulm terrorist. Në atë moment, ai thotë se doli në rrugë dhe orientoi njerëzit që të largoheshin në drejtim të veriut të qytetit.

BF-Z. Xhuliani, momenti më i rëndësishëm dhe më i vështirë i karrierës suaj në Nju Jork ishte 11 Shtatori i vitit 2001. Zyra juaj ishte shumë afër “Kullave Binjake”.

RG-Mund të ecja me këmbë.

 BF – Si e kujtoni ju 11 Shtatorin?

R.Xh. I kam shkruar një shokut tim për të, sepse me kujtohen vërtet vrullshëm. Çuditërisht më kujtohen në ditën e Shën Patrikut. Pse?

Dëgjoj gajdet ne festën e Shën Patrikut dhe ato me kujtojnë gjithë ato funerale, qindra të atyre ditëve.

Shumë prej tyre ishin katolikë irlandezë dhe italianë, oficer policie dhe zjarrfikës. Dhe i nderojmë ata veçanërisht me gajde, mbajme arkivolet e tyre me flamuj.

Më shkon mendja tek fëmijët e vegjël, pa baballarë, jetimë, njërin prej të cilëve e njoh mirë. Njoh shumë prej tyre, por njërin më nga afër. Ai po kalon shumë vështirësi për momentin. 

Tronditem kur kuptoj se ajo gjendje nuk largohet kurrë. Është e vështirë ta kuptosh se ç’do të thotë të rritesh pa një baba që ta kanë marrë terroristët, nje hero dhe dha jetën për të ndihmuar të tjerët.

Mendoj këtë ndjesi e kam pasur që në momentin kur ajo tragjedi ndodhi. Ajo do të linte gjurmë të renda në jetët tona. Vendi im, qyteti im dhe unë do të ishim ndryshe. Për këtë gjë unë duhet të bëja më të mirën time të mundshme për t’u forcuar dhe mendoj se ia kemi dalë. Sot qyteti i Nju Jorkut është një vend më i fortë së më parë.

BF-Cila ishte ideja juaj në momentin e parë? 

R.Xh-isha ulur në tavolinë kur mora njoftimin e parë. Erdhi policia dhe më tha se një avion me dy motorë…

BF-Ishit duke ngrënë mëngjesin?

R.Xh-Po, duke ngrënë mëngjesin. Më tha se një avion me dy motorë kishte goditur Kullat Binjakë.

BF-Ai është një avion i madh.

R.Xh. –Një avion me dy motorë, po jo aq i madh.

Në ato momente mendova a ishte ai person një terrorist apo ndonjë i çmendur.Kur mora telefonatat më pas, e kuptova… Ishte sulmi i dytë. Më telefonoi policia dhe aty e kuptova se ishte një sulm terrorist.

Së pari, mendova se si duhet të shpëtoja njerëzit atje dhe mendimi i dytë ishte se si do ta mbroja pjesën tjetër të qytetit.

Duhet t’i bëja të dyja. 

BF-Por ju shkuat drejt e tek vendi i sulmit.

RG -Po, po. E shihni këtë foto duke bërë thirrje?E mbaj mend shumë mirë se çfarë jam duke thënë në ato momente.Po i thosha njerëzve të shkonin në veri. Go North, Go North. Vetëm këtë përsëritja.

BF-Shkoni në Veri. Asnjë transport publik… Vetëm duhet të ecnin drejt veriut në atë moment.

R.Xh. Po, shkoni ne veri.Shefi i zjarrfikësve që drejtonte atë operacion, i cili vdiq më tha t’u thosha të shkonin në veri.

Së pari duhet t’i largoja që atje se po më bllokonin…

U afruan njerëz të shihnin. Ishte çmenduri, nuk duhej bërë, por atë gjë po bëja edhe unë.

U thashë pra të shkonin në veri dhe po ashtu edhe mënyra se po rrëzohej  godina, sepse në atë drejtim po e rrëzonte era.

Prandaj ai kërkonte që njerëzit të largoheshin që aty. Prandaj edhe unë u thosha të shkonin në veri.

Dhe një arsye e rëndësishme e pranisë ime ka lidhje me angazhimin që unë bëra atë ditë, të luftoj terrorizmin ekstrem mysliman kudo neper botë. Nuk kishte rëndësi a ishin ata përgjegjës për atë ditë në Nju Jork apo në Iran

.

BF-Ju humbët më shumë se 3 mijë banorë të qytetit tuaj.

R.Xh. Po, dhe humbëm edhe 373 oficerë policie

BF-Dhe sipas medias keni kaluar 29 orë në tre muaj në rrënojat e kullave.

R.XH. -Nuk i kam numëruar, por shumë kohë.

BF- Ishte e vështirë të rifitoje shpirtin e qytetit?

RG-Mund të gaboj pak në ditët, por mund të them se qyteti ka mbajtur zi gati 10 ditë. Ecja rrugës dhe të gjithë brenda shihnin televizor, shihni atë pamje atje.Mund të shihen mbetjet e godinës në fytyrën e zjarrfikësit në foto. Ai është fatlum si edhe unë që jemi akoma gjallë. Ishte e vështirë në fillim, por shumë shpejt populli e mblodhi veten.

Nju Jorkezët janë njerëz të fortë dhe të zotë për sfida të mëdha.

Patëm një mbështetje të madhe nga Presidenti Bush, nga të gjithë në vend, republikanë dhe demokratë.

BF- Mbaj mend që dy javë më vonë kur mbërrita në Nju Jork, ai ishte i gjithi me flamuj amerikanë. Kudo kishte flamuj, shtëpi, makina, restorante. Ai ishte shpirti i vërtetë i Amerikës.

 R.Xh. Kur futesha në restorante, njerëzit ngriheshin dhe duartrokisnin.

/tvklan.al