Gazetari Blendi Fevziu i ka dhuruar librin e tij mbi historinë e Enver Hoxhës, ish-kryetarit të Bashkisë së Nju Jorkut, Rudy Giuliani, i cili sonte ishte i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan.

Por, ish-kryebashkiaku i Nju Jork, një personalitet i shquar amerikan, ishte kurioz të dinte nëse në Shqipëri kanë mbetur ende parti apo forma të komunizmit.

Blendi Fevziu: Meqë jeni shumë i interesuar për politikën e jashtme, dëshiroj t’iu dhuroj librin tim mbi Enver Hoxhën, mbi diktatorin tonë komunist, i cili është botuar në Londër dhe ka pasur komente mjaft pozitive nga mediat atje.

Rudy Giuliani:

Ka mbetur ndonjë formë e Partisë Komuniste në Shqipëri?

Blendi Fevziu: Drejtues të Partisë Komuniste?

Rudy Giuliani:

Jo, e kam fjalën për parti, ka parti?

Blendi Fevziu: Jo nuk ka një parti. Një parti të vogël le të themi, më pak se 1%.

Rudy Giuliani: P

se, pjesa më e madhe e tyre tani janë republikanë?

Blendi Fevziu: Po!

Rudy Giuliani:

Disa janë pro-rusëve dhe shumë pak pro komunizmit?

Blendi Fevziu: Në Shqipëri jo, nuk ka pro-rusë. Shqiptarët gjithmonë kanë qenë të orientuar nga Perëndimi.

/tvklan.al