Ish-pronari i një fabrike ëmbëlsirash në Moskë ka sulmuar me armë punonjësit e biznesit, duke lënë një të vdekur dhe të paktën dy të plagosur. Mediat ruse raportojnë se autori është i armatosur dhe ndodhet ende brenda fabrikës.

Ngjarja ka ndodhur për shkak të debateve mbi pronësi i fabrikës. Sipas raportimeve paraprake në media, u tha se personi i armatosur kishte marrë pengje, por policia më vonë e mohoi. Në vendngjarje kanë shkuar forcat speciale dhe po mundohen të vendosin një linjë komunikimi me të dyshuarin për të hyrë në negociata që ta bindin për t’u dorëzuar.

Ish-pronari i biznesit thuhet se është Ivan Averyanov. Ai ka kërcënuar se “do të luftojë deri në fund”. Sipas “Russia Today”, situata u përshkallëzua kur përmbaruesit shkuan të bllokonin fabrikën e autorit për shkak të borxheve të papaguara.

/tvklan.al