Stafi i një spitali pretendon se kanë regjistruar momentin kur panë fantazmën e një fëmije të vogël duke u fshehur pas një shtrati në vendosur në një koridor. Ishte një infermiere ajo e cila e xhiroi këtë moment, pasi vuri re diçka të pazakontë në shtratin portativ që ishte vendosur gjatë natës në koridor.

Madje ajo pretendon se pa figurën e një fëmijë që po dilte nga çarçafët të vendosura mbi shtrat.

Besohet se videoja është xhiruar në spitalin e fëmijëve Cordoba, në Argjentinë, megjithatë jo të gjithë janë të bindur për vërtetësinë e saj.

Sipas së përditshmes Mirror, ‘fantazma’ është parë mbi 10 herë nga pjesëtarë të ndryshëm të stafit, në pak orë.

Edhe prindërit e fëmijëve të shtruar në spital pretendojnë se kanë parë një figurë të vogël të ulur mbi shtrat./tvklan.al