Shteti Islamik ka marrë përsipër sulmin terrorist që ndodhi natën e ndërrimit të viteve në një klub nate në Stamboll, duke vrarë 39 persona.

Në një deklaratë nga ISIS theksohet se autori i masakrës është “ushtar” i tyre.

Ndërkohë policia turke ka publikuar foton e terrorist. Sulmuesi, identiteti i të cilit nuk dihet ende, dyshohet të jetë nga Turkmenistani Lindor, Afganistani apo Çeçenia.

Pamjet e kamerave të sigurisë shfaqin sulmuesin e armatosur duke shtënë jashtë klubit të natës para se të hynte brenda e të vriste së paku 39 persona.

Besohet se në kohën e sulmit, në klub gjendeshin të paktën 500 persona që po festonin ndërrimin e viteve. Autoritetet turke janë vënë në kërkim të terroristit./tvklan.al