Flakët që përfshinë një banesë private në fshatin Kasallë të Kamzës, lanë në qiell të hapur 5 anëtarë të një familje.

Shkak për rënien e zjarrit, paraprakisht dyshohet të jetë bërë rrjedhja e gazit nga një bombul 15 litërshe që ndodhej brenda në banesë.

Fatmirësisht, të pesë anëtarët e familjes, mes tyre 3 fëmijë, nuk kanë pësuar lëndime.

Siç mund të shihet edhe në këtë video të ardhur në redaksinë e tvklan.al, banesa është djegur plotësisht dhe ajo çfarë ka mbetur janë vetëm muret…/tvklan.al

https://www.youtube.com//embed/hBbrajQyYRI