Një ditë pas grabitjes së një farmacie në kryeqytet,

tvklan.al

sjell videon nga kamerat e sigurisë. Ngjarja ndodhi të martën rreth orës 18:18, në rrugën “Siri Kodra”.

Ajo që duket në videon e siguruar nga

tvklan.al

është momenti kur i riu i afrohet farmacisë me një biçikletë. Ai është me kapuç në kokë dhe kjo nuk e lejon që t’i duket fytyra.

Policia e Tiranës thotë se grabitësi është rreth 20 vjeç dhe se nën  kërcënimin e armës ka arritur të marrë shumën monetare prej 8.000 lekësh./tvklan.al

https://www.youtube.com//embed/trLov08ytNk