Lezhë– Një makinë është djegur në  aksin rrugor Laç – Lezhë, pak pasi është furnizuar  me benzinë në një  karburant.

Në rubrikën “Kallëzo” në tvklan.al qytetarët kanë sjellë një video ku duket momenti  që automjeti tip “ Ford “ me targë AA 870 AP  është në flakë në karburant.

Dyshohet se zjarri është shkaktuar pasi makina është ndezur.

Makina është larguar nga punonjësit pak metra nga karburanti për të mos rrezikuar shkaktimin e  dëmeve  të tjera përreth, ndërsa drejtuesi i automjetit ka arritur të dalë i padëmtuar.

Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë një defekt teknik./tvklan.al