Një jaht luksoz i ankoruar në Saint Tropez ka shpërthyer në flakë. Video është filmuar nga një turist suedez, ku duken shtëllungat e mëdha të tymit që dalin nga jahti.

Nuk dihet kujt i përket mjeti lundrues, por në pjesën e përparme kishte një flamur belg.

Mediat nuk japin të dhëna se si filloi zjarri, çfarë e shkaktoi apo nëse kishte njeri brenda jahtit në momentin kur shpërthyen flakët. /

tvklan.al