Dhëmbët mund t’i përdorni jo vetëm për të ngrënë. E këtë e bën më së miri Dorothy Stein, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Do ju duket e çuditshme, por është e vërtetë. 48-vjeçarja nga New Jersey është eksperte në masazh dhe këtë e bën jo me dorë, por me anë të dhëmbëve.

Në një rrëfim për “Daily Mail”, ajo ka treguar se këtë teknikë e ka aplikuar edhe tek disa të famshëm. Ky lloj masazhi, që tani është profesion për 48-vjeçaren, ka nisur nga nëna e saj.

“Nëna më kërkonte që ta masazhoja, por duart e mia nuk ishin të forta mjaftueshëm. Për këtë arsye ajo më thoshte “më kafsho”. Kështu, kam një jetë që merrem me këtë punë”, ka thënë Stein./

tvklan.al