Këngëtari Justin Bieber është përfshirë në një aksident me makinë jashtë një kishe në Beverly Hills, SHBA.
TMZ raporton se Bieber përplasi aksidentalisht një fotograf, i cili ndodhej aty për të filmuar këngëtarin kur doli hnga teatri Saban që ndodhet pranë vendit të aksidentit.
Videot e bëra nga dëshmitarët tregojnë Bieber që qëndronte jashtë makinës duke u përpjekur t’i vinte në ndihmë fotografit që përplasi. Ai priti aty deri sa mbërriti ambulanca dhe forcat e policisë. Autoritetet thanë se i aksidentuari kishte pësuar lëndime jo serioze.
/tvklan.al