Ky është autori i plagosjes se 22-vjeçarit Xhuliano Kosturi. Kamerat e sigurisë e kanë filmuar teksa i afrohet te riut në rrugën “Aleksandër Moisiu”.

Autori, ende i paidentifikuar, i drejtohet shtëpisë së Kosturit në orën 21.21 minuta sipas orës që shënon kamera e sigurisë.

Ora reale është 20:25 dhe ai mban veshur një kostum sportiv, me një bluzë me kapuç dhe me një stemë shqiponje nga pas dhe ecën duke çaluar.

Kosturi mbërrin në shtëpinë e tij 1 minutë më pas. Është i shoqëruar nga një person tjetër, i cili ndalon pranë një makine para hyrjes se pallatit.

25 sekonda me vone autori shfaqet duke ikur me vrap. Miku i të plagosurit që e priste në makine e ndjek për pak metra e më pas kthehet tek Kosturi, i cili del duke çaluar nga pallati.

Hipin ne makine dhe drejtohen për ne spital.  Xhuliano Kosturi mori një plumb në bark. Policia tha se plagosja dyshohet të ketë ardhur pas një sherri për motive banale, por i plagosuri ka mohuar te ketë patur konflikte apo ta ketë njohur autorin./ TV KLAN