Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në mesditë në hyrje të Librazhdit, në aksin Hotolisht-Pogradec. Mësohet se në këtë aksident janë përfshirë disa makina.

Siç shihet dhe në videon e mbërritur në redaksinë e Tvklan.al të dëmtuara kanë mbetur dy vetura dhe një kamion.

Deri tani nuk raportohet për lëndime në njerëz, por vetëm për dëme materiale. Ky aksident ka shkaktuar trafik në të dy drejtimet e rrugës.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për normalizimin e trafikut dhe zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./tvklan.al