31 kilogramë kanabis janë kapur përgjatë 12 orëve të fundit në dy operacione të ndryshme në Kukës dhe në Fier, ndërsa 5 persona kanë përfunduar në pranga.

Në në fshatin Bicaj të Kukësit, 23 kilogramë kanabis u zbuluan në një furgon me targa TR 2797 T. Droga po transportohej nga 4 persona, të cilët përfunduan në pranga.

Ata janë Arbresh Kalia, 31 – vjeç, banues në fshatin Gurë, Dibër, Rexhep Likdeda, 39 – vjeç, banues në Rrushkull, Durrës, Partizan Elezaj, 45 – vjeç, banues në Zall-Reç, Dibër dhe K.E., 16 – vjeç, banues në Zall-Reç, Dibër.

Ndërsa në Mbrostar të Fierit, policia sekuestroi një sasi prej 8 kilogramësh kanabis. Ajo u gjet në banesën e 40 – vjeçarit, Alket Merka, banues në fshatin Mbrostar Ura, i cili përfundoi gjithashtu në pranga./tvklan.al