Dy peshkaqenë kanë rëne në rrjetat e peshkatarëve në Vlorë.

Një peshkaqen agresiv dhe i rrezikshëm është kapur në ujërat e Jonit. Peshkaqeni është i llojit “Dem” dhe sipas specialistëve ai qëndron në thellësi të ujërave.

Edhe një tjetër lloj i quajtur peshkaqeni “dhelpër ” u kap nga peshkatarët në ujërat e Jonit.

Të dy peshkaqenët janë të rrallë në ujërat tona, por mbërritja në cektësi duket se lidhet me mungesën e ushqimit./Tv Klan