Policia e qytetit të Durrësit ka sekuestruar 3 kg drogë, një armë zjarri automatik dhe 30 fishekë.

 Në pranga kanë rënë Julian Maloku 24- vjeç dhe Edison Shyti 29- vjeç, të dy banues në Sukth i Ri, Durrës si dhe është shpallur në kërkim E.M. 20- vjeç

Arrestimi i tyre u bë pasi, ditën e mërkurë në bazë të informacioneve të disponuara nga Strukturat Policore gjatë kontrollit të ushtruar në një çantë që e kishin personat e arrestuar,  u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale rreth 3 kg drogë e llojit kanabis  një armë zjarri automatik, model 56, kalibër 7.62 mm dhe një krehër me 30 fishekë./tvklan.al