Rreth 600 kilogramë marijuanë është sekuestruar në Monopoli, provincë e Barit, ndërsa në pranga kanë përfunduar dy shqiptarë.

Autoritet dalluan një gomone që udhëtonte në ujërat ndërkombëtare dhe ishte drejtuar për nga brigjet puljeze, ndërsa në bordin e saj ndodhin dy persona, të cilët mësohet se fillimisht deklaruan se kishin ditë që ndodheshin në det për shkak të një avarie në motorë.

Por në afërsi të gomones autoritetet mblodhën 21 pako me drogë, me peshë totale 590,95 kilogramë.

Droga ishte hedhur në det nga vetë skafistët, kur kishin parë se po i afroheshin efektivët e Guardia di Finanza.

Dy skafistët, 35 – vjeçari me iniciale H.R dhe 26 – vjeçari D.B, të dy shqiptarë, përfunduan në pranga për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Sipas mediave italiane, droga, nëse do të ishte hedhur në treg kapte vlerën e mbi 6 milionë euro./tvklan.al