2 kilogramë e 248 gramë heroinë është kapur në Kapshticë nga policia kufitare, ndërsa në pranga ka rënë transportuesi i saj.

41 – vjeçari Olsi Delli, banues në Tiranë u paraqit në hyrje të Republikës së Shqipërisë me automjetin “Land Rover” ngjyrë gri, me targa AA889PV.

Për fatin e tij të keq, ky mjet u përzgjodh për kontroll më të detajuar në vijën e dytë. Droga u gjet në pjesën e shasisë së mjetit, në një vend të modifikuar.

Delli mësohet se po udhëtonte me këtë mjet nga Turqia, në drejtim të Shqipërisë./tvklan.al