Pa kaluar as 24 orë nga përfundimi i edicionit të 19-të të “Kënga Magjike”, vjen edhe “pendesa” e parë pë vlerësimin e konkurrentëve.

Këngëtari dhe kantautori Kastro Zizo i ka kërkuar falje publikisht grupit “Alar band”, të cilin e ka vlerësuar me pak pikë në festival.

Kastro Zizo:

Unë e shoh që ti me ëmbëlsinë tënde do ta kalosh dhe ta evitosh debatin.

Ardit Gjebrea:

Po jo ore, nxirre shpatën! Mos u shqetëso se edhe unë kam bërë gati një shpatë për ty.

Kastro Zizo:

Kam rezerva në fakt me disa, por dua të shpreh pak falje le të themi, meqë e kam edhe mundësinë që i kam përballë, Grupit Alar Band.

Çuna ndjesë, por për efekt shpejtësie”, tha Kastro Zizo duke shtuar “ju kam një klip borxh, e keni dhuratë nga mua meqenëse ju dhashë pak pikë. E keni publikisht këtë gjënë.

Ai më tej shprehu pakënaqësi me këngëtarin që e ka vlerësuar me pak pikë, duke theksuar se për të do të ishte më mirë t’i kishin dhënë pikë fare.

Prodeucenti dhe prezantuesi i “

Kënga Magjike” Ardit Gjebrea, pyeti nëse ekziston koncepti që më mirë t’i jap zero se dy pikë?

Ardit Gjebrea:

Po t’i futem unë votimeve të tua që i kam këtu, nuk do ta lija Klint Çollakun me zero pikë dhe as me dy pikë apo me tri pikë. Pra ne flasim për të tjerët, por së pari ta drejtojmë gishtin nga vetja…

Në vazhdim Klint Çollaku kujtoi:

Më kanë ardhur në prova dhe më kanë thënë ishe perfekt, ishe shumë mirë, shumë suksese për këngën, i dhashë zero pikë, se e dija që do më jepnin zero pikë.

Ardit Gjebrea:

Kujt?

Klint Çollaku:

Duetit Kastro dhe Rea.

/tvklan.al