Bujana është një zonjë nga Tropoja, e cila prej vitesh jeton në Londër. Ajo erdhi në “E Diela Shqiptare”, në rubrikën “Ka një mesazh për ty” për t’i përcjellë një mesazh babait të saj 93 – vjeçar. Për shkak të moshës, ai nuk mundi të vinte në studion e “E Diela Shqiptare.

Por stafi i emisionit kishte përgatitur një tjetër “surprizë” për zonjën Bujana.

Së bashku me dëshirën për t’i përcjellë babait një mesazh, Zonja Bujana, e cila  solli në vëmendje një problematikë tjetër, atë të mashtruesve në internet.

Bujana ishte përpjekur që në Maj që të vinte në studion e “Ka një mesazh për ty”. Ajo kishte kontaktuar me një një faqe të rreme në Facebook, me emrin “Ka një mesazh për ty”. 

(Video minuta 24:50).

Disa muaj më vonë, dikush i përgjigjet. Personi në fjalë, i kërkon numër telefoni dhe i premton se kur të vijë në Tiranë do t’i bëjnë një surprizë babait të saj.

E pasi i mori numrin e telefonit, ky njeri i shkruajti Zonjës Bujana sërish, por këtë herë duke i kërkuar që të ndihmonte një familje në nevojë.

“Përmes numrit të telefonit që më kërkoi, ai më bën një kërkesë dhe thotë: Zonjë e nderuar nëpërmjet stafit të këtij emisioni, kemi një familje në nevojë. Një vajzë 9 vjeçe ka nevojë për një ndërhyrje në zemër dhe ne kemi nxjerrë stafin tonë që të mbledhin para që ta nisim këtë vajzë jashtë vendit. Nëpërmjet këtij stafi, ju lutem të na ndihmoni sadopak.”

Vetë moderatori Gjebrea lexon një prej mesazheve të këtij personi, i cili shfrytëzoi zemërgjerësinë e emisionit  “E Diela Shqiptare”.

Zonja tregon se nuk i kishte dërguar një shifër të madhe pasi kishte nuhatur se diçka nuk shkonte. Ajo i nisi fillimisht vetëm 100 euro.

Personi në fjalë përdorte iu prezantua gruas me një emër te rremë, si Elton Gjoka. Në një mesazh ai madje i jepte detaje për pozicionin që kishte në “E Diela Shqiptare”.

“Rri në zyrën e zotit Ardit, menaxhoj faqen e tij, publikoj ato që jepen në emision, nëpërmjet programit dhe internetit. Do t’ju lë emrin e të atit të vajzës. Ai quhet Ramadan Metushi. Të lutem ver dorën në zemër dhe ndihmojeni…”

Zonja kërkoi një llogari bankare, por ai tha se babai i vajzës së sëmurë nuk kishte, ndaj i tha që t’i sillte me MoneyGram, një shërbim që Gjebrea e përmend në program. Siç shpjegon vetë drejtuesi i “E Diela Shqiptare”, në mesazhet që ky mashtrues i kishte nisur zonjës, ai përdorte detaje të cilat do t’i kishte besuar çdokush.

Moderatori Gjebrea u shpreh i keqardhur që emri i “E Diela Shqiptare” është përdorur për të mashtruar qytetarët, e në rastin konkret zonjën Bujana.

Kjo e fundit u shpreh se sapo kishte kontaktuar me stafin e vërtetë,të programit kishte kuptuar se ata nuk e njihnin dhe nuk kishin dijeni për gjithçka kishte ndodhur.

“Unë e pashë sesa i befasur  ishe (i thotë Gjeberas). Më erdhi shumë keq për momentin, por janë gjëra që ndodhin dhe duhet t’i zgjidhim bashkarisht. Sepse një njeri është ashtu si dora atij e zezë, nuk ju shkruajnë ju, por ne popullit. Dhe përmes kësaj mesazhi, them që jo vetëm unë që kam rënë pre, nuk flitet për gjendjen monetare që kam shpenzuar, absolutisht jo, unë do t’i kisha dër

guar edhe 2 mijë euro edhe sapo të kishte patur nevojë, sepse unë jam një nga ato njerëz që le veten time keq për këta persona sepse unë e kam përjetuar vetë… se çfarë është të rrish spitaleve dhe të humb një njeri. Dhe kjo më bëri mua që të vij këtu,  e pashë në sytë tuaj në sy të stafit edhe ju tepër të tramatizuar nga kjo. Ndaj bëj thirrje në këtë studio, të mos bien pre e njerëzve të tillë.

Për të gjithë teleshikuesit, Ardit Gjebrea theksoi se të vetmet mënyra për të kontaktuar me programin janë faqet zyrtare në Facebook, si “E Diela Shqiptare”, “Televizioni Klan” dhe “AnaMedia”. Ndërsa për të kontaktuar me stafin e rubrikës “Ka një mesazh për ty”, mund të përdorni adresën e email

kanjemesazhperty.al.

Ndërkohë, në studion e emisionit kishte ardhur njeriu i cili e mashtroi për muaj me radhë dhe i mori gruas para, në emër të emisionit e “Diela Shqiptare”.

“Unë jam Ramadan Metushi”

“Ky është Ramadani, njeriu që është hequr si pjesë e stafit tonë dhe pas të gjithë asaj që ka ndodhur, e vetmja gjë që më gëzon është që keni ardhur në studio për të treguar se përse e keni bërë dhe për të na kërkuar falje, në radhë të parë zonjës dhe pastaj ne, për këtë dëm që na keni shkaktuar”,

sqaroi për publikun Gjebrea duke iu drejtuar të riut me një pyetje.

Si e bëre këtë Ramadan?

“E nisa si një lojë, nuk e mendoja kurrë se do të ndodhte një gjë kaq e keqe.

Ti ku banon?

“Në Fier, në një fshat të Fierit.”

Kush të shtyu për ta bërë këtë gjë?

“Kam qenë shumë i strestuar ato ditë…”

“E nisa si një lojë këtë gjë. Hapa një adresë me emër të rremë dhe e ktheva në emrin “Ka një mesazh për ty”. Kishte shkruajtur zonja, që të ftonte babain e saj në këtë emision dhe unë i shkruajta pas disa muajsh. I shkruajta se do ta ndihmoja, hiqesha sikur punoja në këtë emision. E di që gabova…”

Kishe shumë informacion në fakt…

“Po unë e shikoj vazhdimisht këtë emision”.

Sa fansa kishe?

“5 mijë e 400”.

Ke patur raste të tjera?

“Edhe një rast tjetër, por jo në faqe”.

Nuk mendove një moment që mund të të kapnin?

“E mendoja”.

“Unë e dija që ti do të vije një ditë në shtëpinë time për të kërkuar falje dhe koka e falur nuk pritet. Por le të jetë një mësim jo vetëm për rastin këtu, por për të gjithë, sepse jeta është shumë e shkurtër dhe do të vdesim të gjithë dhe ti mund të provosh të jetosh edhe ndershmërisht”

, u shpreh Gjerbrea më tej.

Zonja Bujana i kishte kërkuar Ramadanit që të takoheshin ballë për ballë… një takim ky që u mundësua këtë të diel nga Gjebrea.

“I kërkova para se të vija këtu, më trego je apo s’je, po ai vijonte të më sillte rrotull, jam këtu jam aty dhe unë nga besimi që kisha tek emisioni juaj, i besova këtij njeriu. Unë nuk di çfarë të them, nëse ju bindeni dhe organet kompetente binden që ky nuk ka mashtruar njerëz të tjerë…”, rrëfeu Zonja Bujana në studio.

Zonja u shpreh e keqardhur që dëshira e saj për të ftuar babain në studion e “E Diela Shqiptare” u pengua për 6 muaj dhe sot ai nuk mund të ishte prezent. Megjithatë ajo e fali Ramadanin.

Në fund, Gjebrea i tha se të dyja palët e kishin falur dhe i dha edhe dorën… ndonëse me shaka iu drejtua duke i thënë: 

“Po vij të të jap dhe dorën që të të përcjell. Do të të jepja dhe një shpullë në fakt, e meriton…”

Si ra stafi i emisionit në gjurmët e Ramadanit?

Për këtë në studio ishte e ftuar një specialiste e Krimit Kompjuterik. Ajo shpjegoi se ka shumë raste të ngjashme. 

Ajo tha se përveç dëmeve financiare, rastet në rritje janë ato të pornografisë me të miturit.

Për këtë specialistja këshilloi të gjithë prindërit që të mos i lenë fëmijët vetëm në internet, sepse mund të bien pre e keqbërësve.

Sa i përket Ramadanit, ai do të vijojë të përballet me drejtësinë për veprimet e tij.

/tvklan.al