Këtë gjë nuk duhet ta bëni kurrë nëse keni një kafshë shtëpiake!

Policia është detyruar të shkatërrojë dritaren e një automjeti, pasi pronarët e kishin lënë qenin e tyre brenda makinës dhe për shkak të nxehtësisë së lartë, qeni ishte gati për të ngordhur.

qeni 2

Ai u la pa ujë dhe i mbyllur në makinë në mes të vapës dhe nuk dihet se për sa kohë ka qëndruar aty, ndërsa pronari i tij nuk dukej askund.

Pamjet e filmuara tregojnë një oficer policie teksa përdor një mjet për të thyer xhamin, në mënyrë që të shpëtojë qenin.

Qeni i cili kishte vuajtur kushedi për sa orë del menjëherë nga dritarja dhe shtrihet në tokë. Oficerët e policisë i dhanë ujë dhe fatmirësisht mundi të shpëtonte.

qeni 3

Kjo video e postuar nëpër rrjetet sociale prej një jave ka marrë më shumë se 12.7 milionë shikime./tvklan.al