Kjo është shtëpia e familjes Metallari ku mesditën e sotme djali 21-vjeçar qëlloi për vdekje babain e tij 55 vjeç dhe plagosi të ëmën 47-vjeçare.

Tvklan.al

shkoi në vendin ku ndodhi krimi i rëndë, në lagjen Nr.3 të Bathores. Sipas informacioneve të

tvklan.al

, autori u konfliktua me të atin dhe më pas e qëlloi për vdekje me armën e tij të shërbimit.

https://www.youtube.com//embed/7uRakYJi8FI

Kurse mamaja 47-vjeçare N.Metallari u qëllua aksidentalisht nga djali i saj. Ajo është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Autori është arrestuar menjëherë dhe po merret në pyetje për të zbuluar shkaqet e ngjarjes së rëndë. Mësohet se viktima Miftar Metallari ka qenë punonjës policie.

/tvklan.al