Ky është momenti tronditës kur një vajzë e cila festonte ditëlindjen u përfshi nga flakët nga tullumbacet me hidrogjen, duke marrë plagë të rënda në trup.

Pamjet tregojnë pikërisht momentin kur ajo ndez qirinjtë e tortës dhe papritur tullumbacet shpërthejnë në flakë, duke përfshirë të renë dhe miqtë e saj.

Ngjarja, sipas asaj që shkruan DailyMail, ndodhi të shtunën e shkuar në Indi dhe videoja po qarkullon nëpër rrjetet sociale. Ajo u publikua fillimisht nga një mik i vajzës që ishte prezent në festën e ditëlindjes.

Në disa foto mund të shihet se e reja, e cila besohet se është adoleshente, pësoi djegie të rënda në krahë e fytyrë. 

Shumë shtete e kanë ndaluar përdorimin e tullumbaceve me hidrogjen për shkak se gazi merr flakë lehtësisht.

/tvklan.al