Nga regjisori i “Ezel”, vjen një tjetër serial dramatik që të mbërthen para ekranit.

Seriali numër 1 i momentit në Turqi, me shifra rekord audience në televizion dhe seriali më i shikuar i të gjitha kohërave në “YouTube”.

Një prodhim i jashtëzakonshëm që po shndërrohet në një fenomen televiziv.

Prodhim i vitit 2016-2017. Dy vëllezër, djem të një krimineli, duan të venë drejtësi në dy anë të ligjit.

Pa e ditur që janë vëllezër, Sarp dhe Mert do të luftojnë secili në kahe të kundërta. Njëri në polici, tjetri në mafian e krimit.

“Të Infiltruarit”

, nga data 4 Shtatori, çdo mbrëmje nga e hëna në të premte, ora 20:30. Premierë absolute vetëm në “Klan Plus”.