Policia e Shtetit vijon operacionin “Patriot” për kapjen e Admir Nikaj (Murataj).

Aktualisht, forca të shumta të speciale të RENEA -s, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Forcat e Posaçme Operacionale të Policisë së Dibrës po zhvillojnë kontrolle masive në Dibër.

Siç mund të shihen edhe në këto pamje të shpërndara nga Policia e Shtetit, operacioni për kapjen Murataj po zhvillohet nga toka dhe ajri.

Kontrollet kanë vijuar në disa banesa, në pyll e ndërtesa të braktisura në Zalldardhë, Can, Tartaj e Lashkiz të Dibrës, ndërsa operacioni vijon.

Të martën, policia arrestoi 4 prej autorëve të dy grabitjeve në rrugën e Rinasit, ndërsa u shpallën në kërkim dy të tjerë.

Njëri prej tyre, pikërisht Admir Murataj, dyshohet të jetë kreu i grupit që ka autorësinë për grabitjen e 3.8 milionë dollarëve, më 3 Dhjetor të vitit 2015 dhe 3.2 milionë dollarëve, më 9 Shkurt. Personi tjetër i shpallur në kërkim është Admir Çerpja, nga Dibra. /tvklan.al

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”139″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]