Nëntë persona janë arrestuar në flagrancë pas kontrolleve të befasishme të policisë rrugore në të gjitha akset rrugore hyrëse dhe dalëse të Tiranës,  si dhe në akset rrugore të  brendshme të qytetit.

Sipas Policisë, në pranga kanë përfunduar 5  drejtues motorçikletash  pa leje drejtimi dhe 4 drejtues mjetesh në gjendje të dehur, ku njëri prej tyre si rezultat i drejtimit të automjetit në gjendje të dehur ka përplasur një automjet tjetër.

Po ashtu, gjatë operacionit janë pezulluar 18 leje drejtimi, konkretisht 9 për drejtim mjeti me  shpejtësi tej normave të lejuara dhe 9 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Po ashtu, janë vendosur 24  gjoba për mosvendosje të rripit të sigurimit, 13  për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, 11 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, 6 për shkelje të semaforit,  4 për mungesë të Kontrollit Teknik të mjetit, 2 për gara shpejtësie, 2 për xhama të errët, si dhe 47 gjoba të tjera të ndryshme. Janë bllokuar 7 mjete, për mos shlyerje të 3 deri në 5 masave administrative./tvklan.al