Të martën, më 14 Nëntor, artistë dhe krijues do të përjetojnë emocione të forta. Çmimet “Kult” rikthehen në edicionin e 13-të me më shumë të nominuar. Emrat më të spikatur dhe më elitarë, krijues dhe interpretues, shkrimtarë dhe përkthyes, regjisorë dhe aktorë, këngëtarë dhe muzikantë, balerinë dhe instrumentistë, artistë pamor, gazetarë dhe figura të ekranit do të përshkojnë tapetin e kuq të “Çmimeve Kult”.

Janë 60-të artistë të nominuar, për 10 Çmime të Mëdha, dy Çmime Speciale dhe dy Çmime Nderi.

Në një intervistë për “Jo vetëm modë”, presidenti i “Akademisë Kult”, Ylli Sula tha se “

Çmimet Kult” janë më shumë se sa garë, sipas tij janë promovim i prurjeve më të mira.

Gjatë intervistës Sula po ashtu 

i është përgjigjur kritikave të këngëtares Rozana Radi, kënga e së cilës nuk ishte nominuar në edicionin e sivjetshëm.

Katër ditë më parë, këngëtarja Rozana Radi, kritikoi ashpër nominimet për “Kënga e vitit 2017” nga Akademia KULT me një postim në rrjetet sociale.

“Po shikoja nominimet për “Kënga e vitit 2017” nga Akademia KULT! Jam shumë kurioze të dija mbi çfarë kriteresh i zgjedhin këngët e nominuara në këtë kategori?!!!! Këngën fituese të Këngës Magjike “Ma thuaj ti” nuk po ma shohin sytë!! Shikoni ju se ndoshta e kam pare gabim.

KENGA E VITIT – – ALBAN SKENDERAJ – “UNE & TI” 

– ARILENA ARA – “NENTORI” 

– FRANC KORUNI – “I SHKRETI MBRET” 

– LINDA HALIMI – “BOTE” 

– SONI MALAJ – “PER VETE ME MBAJ” 

– VLASHENT SATA – “ERDHI DITA”. 

Suksese këngëtarëve, por ka disa kënge këtu që nuk i njoh! Ndoshta jam gabim, por mos ja hani hakun artistëve e mos bëni si Francezë. Mos se do zbuloheni keq. Akademia Kult kam përshtypjen që duhet të ndjekë më me vëmendje kompeticionet.  PS: Mos luani bixhoz me artin e të tjerëve se është e turpshme!”, shkroi Rozana Radi.

 

 

Sula tha se juria është e përbërë nga artistë dhe mosperzgjedhja e Radit lidhet edhe me faktin se artistët janë të ndryshëm nga ata të cilët i dhanë çmimin e parë në “Kënga Magjike”.

“Çmimet Kult më shumë se sa garë janë promovim i prurjeve më të mira dhe vlerave më të mira. Ajo ç’ka kishte thënë Rozana kam përshtypjen se vjen nga mosnjohja e procesit të Kultit. Kulti nuk është shumatore e fituesve të çmimeve të dhëna. Kulti liston këngët të cilat votohen dhe më pas nxirren kandidaturat”,

 tha Sula.

Mbrëmja gala e cila do të mbahet në Sallën e Eventeve pranë Katedrales Ortodokse fillon në orën 20:15, dhe transmetohet live në Televizionin Kombëtar Klan Plus.

/tvklan.al