Ngjarja e bujshme e ditës së hënë ku kryetarja e LSI Monika Kryemadhi gjuajti me çizme drejt kryeministrit Edi Rama, është komentuar gjatë në media dhe rrjetet sociale.

Sot, vetë Kryemadhi sqaroi në “Zonë e Lirë” në Tv Klan arsyen se përse qëlloi me çizme drejt kryeministrit teksa tha se “ishte simbol kundër krimit që po instalohet në vend”.

E pyetur se çfarë do bënte Rama nëse do ta kishte kapur çizmja, Kryemadhi tha se kryeministri do të kishte shkuar të qante tek Presidenti Ilir Meta.

“Goditja ishte një simbol kundër çizmes së drogës dhe krimit që po instalohet. Mua më ka mbetur pak peng që nuk e kapi çizmja Ramën, por ishte gardisti që e spostoi. Rama do shkonte të qante tek Ilir Meta nëse do ta kishte kapur çizmja. Pastaj Ilir Meta do rrinte 2-3 javë pa më folur”,

tha Kryemadhi.

/tvklan.al