Makina mund të përdoret për shumë funksione, por ky besohet të jetë një ndër rastet e pakta kur dikush përdor BMW-në si buldozer për t’i prishur murin komshiut.

30-vjeçari Paul Carter nga Llanbedri, në Uellsin e Veriut, është habitur kur ka parë një makinë teksa përplaset qëllimisht dhe disa herë rresht me murin rrethues.

“Nuk kam parë kurrë diçka të tillë dhe jam i shqetësuar për sigurinë tonë,” thotë për“Daily Mail” i riu, i cili jeton në shtëpi me të dashurën e tij 22-vjeçare.

Videot e kamerës së sigurisë në shtëpinë e tij shfaqin një BMW të serisë 3 që përplaset disa herë rresht derisa e rrafshon murin rrethues.

Carter thotë se po jeton prej 18 muajsh në këtë shtëpi me qira.

Pronari i shtëpisë ka pasur disa mosmarrëveshje kufitare me komshinjtë e tij dhe njëri prej tyre dyshohet se ka “lajthitur” duke rrafshuar murin me BMW-në e tij.  

Policia e Uellsit ka marrë pamjet në dorëzim dhe po heton ngjarjen. /tvklan.al