Ai kishte fituar për herë të parë turneun e golfit “PGA tour” dhe kishte përfituar 1.4 milionë Dollarë, por nuk kishte dhe aq fat për t’i “rrëmbyer” një puthje të dashurës.

Pas një interviste të shkurtër në televizion, Aaron Wise iu afrua të dashurës për ta puthur, por kjo e fundit u largua duke refuzuar. Megjithatë, çifti vazhdoi të buzëqeshte dhe u përqafuan për të evituar situatën e sikletshme.

Lojtari i ri i golfit është njohur me të dashurën e tij Reagan Trussell gjatë muajve të fundit. Kjo situatë mes tyre në transmetim të drejtpërdrejtë është komentuar edhe në rrjetet sociale. Disa kanë thënë se nuk ka asgjë të keqe që vajza hezitoi ta puthte, kurse të tjerë thanë me humor se “gjyshja i ka thënë asaj mos të puthë të dashurin para martesës”.

/tvklan.al