Policia e qytetit të Shkodrës ka vënë në pranga vëllain e autorit të vrasjes së ndodhur në 17 Dhjetori në Shkodër, ku mbeti i vdekur 35-vjeçari Angjelin Shkambi.

Në vazhdimësi të veprimeve operacionale për përcaktimin e vendndodhjes dhe kapjen e autorit Artan Koçeku si autor i dyshuar i vrasjes së Angjelin Shkambit u arrestua Klaudio Koçeku, 25 vjeç , banues në fshatin Grude e Re , Shkodër, vëllai i autorit të ngjarjes.

Arrestimi i Klaudio Koçeku, u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në fshatin Grude e Re, Shkodër, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 11 thasë, dhe 2 bidona, me peshë 141 kg lëndë narkotike. Cannabis Sativa.

 

Gjithashtu gjatë kontrollit të banesës u gjeten: 4 (katër) automatik model 56, 1 (një) Çifte, 1 (një) pushkë snajper me dy fishekë, 6 (gjashtë) krehra me fishekë model 56, 1 (një) shkop gome 2 (dy) palë pranga policie, 1 (një) silinciator, 1 (një) thikë dhe 60 fisheke çifte 12 mm, 1 (një) peshore, 10 (dhjetë) fishekë model 54, ku sipas informacioneve policore dyshohen të jenë përdorur për ngjarje kriminale të tjera të cilat do ti nënshtrohen egzaminimit balistik.

Materialet iu referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor në ngarkim të shtetasit Klaudio Koçeku për veprat penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” e “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” parashikuara nga nenet 283, 278, 279, e 280 të Kodit Penal.