Këngëtarja shqiptare Elvana Gjata ka publikuar këtë të mërkurë këngën e saj të re, prodhuar nga David Guetta, me të cilën synon të futet në tregun ndërkombëtar të muzikës.

Kënga e re quhet “Forever is Over” dhe është prodhuar nga ekipi i David Guettas në bashkëpunim me Jason “Poo Bear” Boyd dhe Giorgio Tuinfort.

Ky është vetëm fillimi…Nuk mund të isha më e bekuar!! Faleminderit Poo Bear, faleminderit David Guetta që e ngritët këtë në një tjerë nivel… Mahnitëse! Kjo shkon për të gjithë fansat, për mbështetjen ndaj meje dhe muzikës sime! Shijojeni!”

, shkroi Elvana Gjata në një postim në Instagram. /tvklan.al