Moderatori Labinot Gashi ka qenë sot i ftuar në emisionin “Rudina”, në Tv Klan, nga ku ka zbuluar detaje nga dasma. Gashi tha se dasma do të mbahet më 15 Tetor, në Prizren, ku do të ketë rreth 600 të ftuar.

Moderatri rrëfeu se ka propozuar të fejuarën më 13 Prill dhe më 15 Tetor, pikërisht në ditëlindjen e tij, ata kanë vendosur të kurorëzojnë dashurinë e tyre.

“Qëndresa kupton çdo dalje timen, pasi unë jam pjesë e klabeve dhe dasmave, ajo është krahu im i djathtë”,

tha Labi.

Gjatë emisionit, moderatori tha se gjatë ceremonisë, shoqëria e tij ka menduar ta surprizojë duke i sjellë disa mace të fejuarës së tij.

/tvklan.al