Atentate në mes të qytetit nuk ka rëndësi ora apo vendi, as nëse je i shoqëruar nga familjarë apo njerëz të rastësishëm. Qëllimi është vetëm eliminimi i objektivit. Këtë po tregojnë ngjarjet e fundit me të shtëna me armë në qytetet e ndryshme të vendit.

Më i fundit është atentati në Vlorë, ditën e diel, ku as fëmija 8- vjeçar nuk u kursye nga të shtënat e kallashnikovëve. Shtatori duket se ka qenë muaji i të shtënave me armë në publik. Në Tiranë 4 persona u plagosën. Ngjarja ndodhi në një lokal në Laprakë.

Në Elbasan pas një sherri banal, një person në gjendje të dehur del nga pika e basteve dhe qëllon në rrugë personin me të cilin ishin grindur. Fatmirësish nuk pati viktima. Në të njëjtën mbrëmje në Tiranë e njëjta situatë në një tjetër pikë bastesh ndodh që të pranishëm ishin qytetarë që nuk kishin lidhje me ngjarjen.

Akoma më të bujshme janë dhe dy vrasjet e tjera, ajo e vrasjes së gjyqtares Fildez Hafizi, në një nga rrugët e populluara të kryeqytetit.  Por edhe vrasja e dyfishte në Vlorë një lokal në Sheshin e Flamurit ku u rrezikua jeta e qytetareve më se shumti fëmijës së një prej viktimave që ndodhej pranë të atit./ABCNews