Një video e postuar tek britanikja “Daily Mail”, ka ngjallur shumë polemika midis komentuesve të cilët ishin të tmerruar nga ajo që kishin parë.

Videoja është filmuar nga një kamer shtëpie gjatë orëve të natës dhe në dysheme duket një grua dhe një krevat fëmijësh.

Gruaja ka shpjeguar se foshnja e saj është shumë e ndjeshme ndaj lëvizjeve dhe zgjohet sapo ndjen që nëna e saj largohet nga dhoma. Mamaja e re ka gjetur një mënyrë “arratisjeje” nga dhoma duke u tërhequr zvarrë në dysheme me lëvizje të ngadalta.

Shumë nga shikuesit kanë shprehur mendimin e tyre duke thënë se ajo që dukej në video ngjante si një pjesë e shkëputur nga një film para normal, një tjetër komentues tha se e gjithë skena dukej sikur gruaja ishte pushtuar nga një shpirt e atë po e tërhiqte djalli.

Nëse e shikoni me vëmendje videoja ngjall frikë. /tvklan.al